“AVENE – ‘Cicalfate’ Krem riparues, antibakterial per lekure te ndjeshme dhe te irrituar. 40ml” u shtua në shportën tuaj. Shihni shportën
Youth Lab-Βlemish Shower Gel
L1,520 L1,890
Blemish Shower Gel është një formulë aktive në trajtë shkume, jo irrituese që kontrollon dhe parandalon shpërthimet e akneve në shpinë, gjoks dhe krahë.
- Shërben për pastrimin e trupit, në këtë mënyrë rregullon prodhimin e sebumit, parandalon rishfaqjen e njollave, qetëson lëkurën e irrituar ose të skuqur, balancon mikrobiomën dhe rrit nivelet e hidratimit të lëkurës.
- I përshtatshëm për lëkurë të yndyrshme, akneike, me pore të bllokuara dhe pika të zeza si dhe lëkurë sensitive.
- Trajton aknet pavarësisht moshës si tek adoleshentët ashtu edhe tek të rriturit.
- Meqenëse lëkura e yndyrshme e prirur ndaj akneve ka sebum të tepërt dhe jo ujë, mund të dehidratohet lehtësisht, për këtë arsye është shmangur përdorimi i agjentëve të ashpër të pastrimit që e “thajnë” atë dhe krijojnë një cikël vicioz të mbisekretimit të sebumit, ndërsa janë shtuar agjentë hidratues për balancimin e barrierës së epidermës.
- Ka një aromë të këndshme grapefruit-i, jo komedogjenik, pa paraben, gluten dhe silica.
- I testuar dermatologjikisht, nuk është testuar në kafshë. I përshtatshëm për veganët.
Përbërësit aktiv:
- Kompleksi polisakarid anti-bakterial (me Rhamnozë, Glukozë dhe Acid Glukuronik) – kontrollon shpërthimet e akneve, parandalon ngjitjen e baktereve të padëshiruara dhe/ose patogjene në sipërfaqen e lëkurës duke krijuar një biofilm mbrojtës.
Më konkretisht, mbron lëkurën nga ngjitja e Propionibacterium acnes, Staphylococcus aureus dhe Staphylococcus epidermidis. - Kompleksi bio-teknologjik anti-bakterial Undecylenoyl Glycine (i përbërë nga Acid Endecilenik dhe Glicinë) – pastron dhe mbron barrierën e lëkurës nga dehidratimi, në të njëjtën kohë ruan ekuilibrin e mikrobiotës së lëkurës duke rivendosur florën acide si dhe duke rregulluar sekretimi i sebumit. Rezultatet e studimit in vitro kanë treguar se redukton të 3 llojet e baktereve të lartpërmendura pasi kufizon veprimin e enzimës 5α-reduktazë me 33%. Kjo enzimë është përgjegjëse për oksidimin e sebumit, i cili ka si pasojë formimin e akneve.
- Kompleksi polisakarid dhe ekstrakti i sherebelës – rezultojnë në një lehtësim dhe qetësim të menjëhershëm në lëkurë.
- Betainë dhe aminoacidi Argininë – mbrojnë lëkurën nga dehidratimi duke balancuar kështu nivelet e hidratimit të epidermës. Përveç kësaj, arginina rrit prodhimin e komponentëve NMF si ure dhe prolina duke ndihmuar në ruajtjen e hidratimit.
Udhëzime mbi përdorimin
Aplikojeni çdo ditë në të gjithë trupin në lëkurë të lagur në mëngjes dhe në mbrëmje. Shkumohuni dhe më pas shpërlahuni me ujë të bollshëm.
Përshtypje (0)
Shqyrtime
Ende pa shqyrtime.