Home /Dermokozmetikë/Fytyra/Youth Lab-Βlemish Shower Gel
“PHARMASEPT Tol Velvet Hygienic Foam Wash 200ML” u shtua në shportën tuaj. Shihni shportën
Ofertë!

Youth Lab-Βlemish Shower Gel

L1,520 L1,890

Blemish Shower Gel është një formulë aktive në trajtë shkume, jo irrituese që kontrollon dhe parandalon shpërthimet e akneve në shpinë, gjoks dhe krahë.

  • Shërben për pastrimin e trupit, në këtë mënyrë rregullon prodhimin e sebumit, parandalon rishfaqjen e njollave, qetëson lëkurën e irrituar ose të skuqur, balancon mikrobiomën dhe rrit nivelet e hidratimit të lëkurës.
  • I përshtatshëm për lëkurë të yndyrshme, akneike, me pore të bllokuara dhe pika të zeza si dhe lëkurë sensitive.
  • Trajton aknet pavarësisht moshës si tek adoleshentët ashtu edhe tek të rriturit.
  • Meqenëse lëkura e yndyrshme e prirur ndaj akneve ka sebum të tepërt dhe jo ujë, mund të dehidratohet lehtësisht, për këtë arsye është shmangur përdorimi i agjentëve të ashpër të pastrimit që e “thajnë” atë dhe krijojnë një cikël vicioz të mbisekretimit të sebumit, ndërsa janë shtuar agjentë hidratues për balancimin e barrierës së epidermës.
  • Ka një aromë të këndshme grapefruit-i, jo komedogjenik, pa paraben, gluten dhe silica.
  • I testuar dermatologjikisht, nuk është testuar në kafshë. I përshtatshëm për veganët.

Përbërësit aktiv:

  • Kompleksi polisakarid anti-bakterial (me Rhamnozë, Glukozë dhe Acid Glukuronik) – kontrollon shpërthimet e akneve, parandalon ngjitjen e baktereve të padëshiruara dhe/ose patogjene në sipërfaqen e lëkurës duke krijuar një biofilm mbrojtës.
    Më konkretisht, mbron lëkurën nga ngjitja e Propionibacterium acnes, Staphylococcus aureus dhe Staphylococcus epidermidis.
  • Kompleksi bio-teknologjik anti-bakterial Undecylenoyl Glycine (i përbërë nga Acid Endecilenik dhe Glicinë) – pastron dhe mbron barrierën e lëkurës nga dehidratimi, në të njëjtën kohë ruan ekuilibrin e mikrobiotës së lëkurës duke rivendosur florën acide si dhe duke rregulluar sekretimi i sebumit. Rezultatet e studimit in vitro kanë treguar se redukton të 3 llojet e baktereve të lartpërmendura pasi kufizon veprimin e enzimës 5α-reduktazë me 33%. Kjo enzimë është përgjegjëse për oksidimin e sebumit, i cili ka si pasojë formimin e akneve.
  • Kompleksi polisakarid dhe ekstrakti i sherebelës – rezultojnë në një lehtësim dhe qetësim të menjëhershëm në lëkurë.
  • Betainë dhe aminoacidi Argininë – mbrojnë lëkurën nga dehidratimi duke balancuar kështu nivelet e hidratimit të epidermës. Përveç kësaj, arginina rrit prodhimin e komponentëve NMF si ure dhe prolina duke ndihmuar në ruajtjen e hidratimit.

Udhëzime mbi përdorimin

Aplikojeni çdo ditë në të gjithë trupin në lëkurë të lagur në mëngjes dhe në mbrëmje. Shkumohuni dhe më pas shpërlahuni me ujë të bollshëm.

Kategori: , , , Etiketë:
Marka:
Tipi i lëkurës:
    Përshtypje (0)

    Shqyrtime

    Ende pa shqyrtime.

    Bëhuni i pari që shqyrton “Youth Lab-Βlemish Shower Gel”

    Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *