Rvb Lab – 3 in 1 Micellar Lotion
L2,392 L2,990
Përshkrimi i Produktit
Rvb Lab – 3 In 1 Micellar Lotion
Locioni micelar 3 në 1 largon dhe pastron grimin dhe papastërtitë. Ideal për të gjitha llojet e lëkurës, madje edhe për lëkurën më të ndjeshme.
Me një përbërje inovative sinergjike dyfazore: faza parësore pastron dhe largon mbetjet e papastërtive të ajrit, duke e lënë lëkurën të freskët dhe të pastër. Faza tjetër, së cilës i janë shtuar acidet yndyrore omega-3, heq shpejt mbetjet nga grimi, duke e lënë lëkurën të butë dhe të hidratuar.
Uji micelar eleminon butësisht, por në mënyrë efektive të gjitha llojet e papastërtive dhe grimit, madje edhe atij afatgjatë, duke e lënë lëkurën të butë dhe të hidratuar, në një hap të vetëm.
- Nuk djeg sytë: formulë delikate që respekton fiziologjinë periokulare të lëkurës (pH, kripësia lacrimal).
- Aplikohet edhe pa shpëlarje: nuk lë mbetje të yndyrshme në sipërfaqen e lëkurës.
- Ka edhe funksion hidratues: i pasur me vaj acai, passiflora dhe acid hialuronik, duke e lënë lëkurën të butë dhe të lëmuar.
Udhëzime mbi përdorimin
Tundeni shishen përpara përdorimit. Hidhni përmbajtjen e produktit në një tampon pambuku dhe shpërndajeni butësisht në fytyrë, sy dhe buzë. Mos e shpëlani.
Shqyrtime
Ende pa shqyrtime.