Home /Dermokozmetikë/Make up/Për lëkura me akne/NeoStrata – Clarify Gel Plus
“VICHY Dermablend Nude 25 SPF35 30ml” u shtua në shportën tuaj. Shihni shportën
Ofertë!

NeoStrata – Clarify Gel Plus

L4,256 L5,320

Përshkrimi i Produktit
Kjo formulë e fuqishme është ideale për personat që kanë përdorur Acidin Glikolik dhe për ato që preferojnë një xhel të lehtë, që përthithet shpejt, i përshtatshëm për lëkurat e yndyrshme dhe me tendencë aknesh. Acidi Glikolik ndihmon në korrigjimin e shenjave të dukshme të moshës, pore të zmadhuara, teksturë jo e njëtrajtshme si dhe stimulon sintezën e kolagjenit për një lëkurë më të re.

Si një eksfoliues i fuqishëm, kjo formulë mund të ndihmojë në qetësimin e qimeve që rriten nën lëkurë, në fytyrë, qafë ose në zona të tjera. Ju duhet ta përdorni këtë produkt vetëm pas një periudhe trajtimi me NeoStrata Skin Smoothing lotion (10% AHA).

Përbërësit
15% Acid Glikolik
Përfitimet
Eksfoliues i fuqishëm
Përmirëson teksturën e lëkurës
Zbeh shenjat e dukshme të moshës
Stimulon sintezën e kolagjenit
Ideale për: personat që kanë përdorur AHA dhe preferojnë një xhel të lehtë, lëkurë e yndyrshme ose me akne, qime që rriten nën lëkurë.

Ideale për këto tipe lëkurash: lëkurë e yndyrshme, me akne

Udhëzime mbi përdorimin

Aplikoni në fytyrë ose në zonat e tjera që dëshironi një herë në ditë për dy javë dhe dy herë në ditë më pas, sipas tolerimit të lëkurës. Rekomandohet përdorimi i rregullt i një kremi mbrojtes ndaj diellit.

Kujdes: Produktet qe permbajne Alfa Hidroksi Acide mund te shkaktojne djegie, skuqje dhe irritim ne lekure. Per disa ky mund te jete pjese e procesit normal, e cila permireson lekuren pas trajtimit.

    Përshtypje (0)

    Shqyrtime

    Ende pa shqyrtime.

    Bëhuni i pari që shqyrton “NeoStrata – Clarify Gel Plus”

    Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *