Kundal SHEA BUTTER & MACADAMIA PURE HAND CREAM 50ML – BABY POWDER
L1,090
Specialistët e brandit të njohur koreanojugor të kujdesit të lëkurës Kundal kanë krijuar një seri kremrash hidratues për lëkurën e duarve bazuar ne gjalpin Shea, Makadamia, Jojoba, Argan, vaj bajamesh të ëmbla dhe ekstrakte nga bimët e Aloe Verës, Arnica, Likuoricia, Algat jeshile të detit dhe caji jeshil.
Këta komponentë kontribuojnë në shëndetin e lëkurës së duarve dhe të thonjve.
Tekstura e lehtë dhe e pasur e këtij kremi aplikohet lehtësisht dhe përthithet shpejt, duke e ushqyer lëkurën me vitamina dhe minerale. Nuk mbetet në duar dhe nuk e lë lëkurën të yndyrshme. Ka aromë të mirë e të ëmbël frutash. Hidraton dhe zbut lëkurën për një kohë të gjatë.
Vajrat bimore në përbërje të kësaj formule ushqejnë intensivisht lëkurën, kanë efekt qetësues dhe ndihmojnë në shërimin e zonave te irrituara, duke I mbrojtur ato nga faktorët dëmtues ambiental. Përdorimi I rregullt I kremit I rikthen vitalitetin lëkurës së dëmtuar dhe të thatë, e zbut atë, zbardh shenjat e moshës dhe hiperpigmentimet, qetëson irritimet dhe inflamacionin. I jep në përgjithësi një pamje të freskët, elastike dhe të bukur lëkurës, duke e hidratuar atë në thellësi dhe duke e ushqyer e fshehur imperfeksionet.
-
Baby Powder:
Aromë e butë, e ëmbël dhe e dashur, si një bebe. Ky kombinim I erës së trëndafilit, lules Ylang Ylang dhe lules së irisit krijon një ndjesi rehatie dhe butësie. Notat e myshkut dhe drurit bëjnë që aroma të zgjasë në kohë.
- Notat kryesore: Portokall, Limon, Bergamot
- Notat e mesme: Trëndafil, Ylang Ylang, Iris
- Baza: Myshk, Dru Pishe
Shqyrtime
Ende pa shqyrtime.