“Vichy Dermablend 3D Correction Beige 30 SPF25 30ml” u shtua në shportën tuaj. Shihni shportën

Cazorla 125 ml

L150

Sierra Cazorla – Ujë mineral natyral i ekuilibruar nga natyra

Uji mineral natyral Sierra Cazorla buron dhe amballazhohet ne 1400 m lartesi në parkun natyral më të madh të mbrojtur nga UNESCO të Europës!
Përbërja dhe karakteristikat e tij unike e bejnë Sierra Cazorlen një ujë natyral mineral unik dhe që i përputhet më shumë profilit kimik ideal sipas rekomandimeve te OBSH.

Uji ideal për përgatitjen e ushqimeve për foshnjat

Përmbajtja e ulët e sodiumit në ujë merr rëndesi të veçantë tek foshnjat pasi formulat foshnjore përmbajnë sodium e po ashtu edhe qumështi i gjirit. Uji Sierra Cazorla përmban vetëm 0,1 mg sodium për 100 ml, duke i shtuar shumë pak sasisë totale ditore që foshnjat marrin nga burimet e mësipërme. Probabilisht mund të jetë uji mineral natyral me sasi me të ulët sodiumi në Europë. Gjithashtu falë përmbajtjes së tij në kalçium favorizon rritjen dhe zhvillimin e foshnjave dhe fëmijëve të vegjël.

I pasur me magnez: 38 mg/l

Magnezi në vetvete është një inhibitor i fuqishëm i litiazës kalçike dhe tek foshnjat ndikon në fiksimin e kalçiumit në kocka dhe forcimin e sistemit muskulo-skeletik.

I pasur me kalçium: 68 mg/l

Përveç efektit të tij të njohur në forcimin e kockave dhe dhëmbëve, sipas studimeve të viteve të fundit, përmbajtja e lartë e kacliumit në ujin e pijshëm ndihmojnë në inhibimin e formimit te litiazës renale.

I pasur me bikarbonate: 398 mg/l

Bikarbonatet favorizojnë tretjen, ndikojnë në eliminimin e mbetjeve të gjeneruara nga metabolizmi dhe ndihmojnë në inhibimin e formimit të gurëve në veshka.

SKU: 8436011295418 Kategori: , ,
    Përshtypje (0)

    Shqyrtime

    Ende pa shqyrtime.

    Bëhuni i pari që shqyrton “Cazorla 125 ml”

    Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *