Avène – Cicalfate+ Purifying Cleansing Gel
L1,600 L2,000
Një produkt pastrues i formuluar posaçërisht për lëkurën e irrituar. Në fakt, është i përshtatshëm për higjienën e lëkurës së irrituar si dhe për zonat intime të jashtme tek foshnjat, fëmijët ose të rriturit. Ky produkt ka një gamë të gjerë indikacionesh si puçrra në zonën e pelenave, acarime intime, procedura dermatologjike sipërfaqësore, tatuazhe, apo edhe kujdes për kordonin umbilikal dhe mund të përdoret në fytyrë, trup apo skalp.
Në përgjithësi, ky produkt pastrues përbën hapin e parë në kujdesin e lëkurës së irrituar, duke përshpejtuar shërimin dhe rigjenerimin e lëkurës. Për më tepër, mund të riparojë lëkurën tuaj katër herë më shpejt dhe në vetëm 48 orë redukton ndjeshëm shenjat e shqetësimit.
Mosha: 0+
I përshtatshëm për të gjitha llojet e lëkurës, duke përfshirë edhe ato më të ndjeshmet.
Përfitimet kryesore: pastron butësisht lëkurën e irrituar, shëron dhe rigjeneron, qetëson irritimin dhe skuqjen;
Formuluar pa: sulfate, parabene, alkool, aromë.
Shqyrtime
Ende pa shqyrtime.