fbpx
Transport FALAS në gjithë Shqipërinë me vlerën mbi 3000 lekë.
farmaci online Pink Lab
Si të reduktoni yndyrën në fytyrë Si të reduktoni yndyrën në fytyrë
2022-04-10 by admin

Çfarë e shkakton yndyrën në lëkurë
6 hapa për një lëkurë të shëndetshme dhe me shkëlqim
Lëkura e yndyrshme prek si femrat ashtu edhe meshkujt, në adoleshencë dhe në moshë madhore. Karakterizohet nga shkëlqim intensiv, pore të zgjeruara, pika të zeza dhe në shumë raste akne. Megjithatë, yndyra funksionon për të mbrojtur pamjen e linjave të holla dhe rrudhave, dhe me kujdesin e duhur mund të na japë një pamje rinore për shumë vite!

Ka një sërë faktorësh që mund të nxisin shfaqjen e yndyrës në fytyrë, si predispozicioni gjenetik, çrregullimet hormonale apo faktorët ekzogjenë. Kujdesi i duhur, me produkte të përshtatshme për lëkurën e yndyrshme, mund të përmirësojë në mënyrë dramatike pamjen e saj.

Sebumi, çfarë është?
Lëkura jonë sekreton sebum përmes gjëndrave dhjamore duke krijuar një shtresë, në mënyrë që të bllokojë largimin e lagështisë dhe ta mbajë të hidratuar, por edhe për ta mbrojtur atë nga faktorët e jashtëm që mund ta dëmtojnë lekuren . Ky proces është i nevojshëm për të ruajtur shëndetin e lëkurës sonë, por nëse ky funksion prishet, rezulton në sekretimin shtese te sebumit.

Sebumi i tepërt shkakton bllokimin e poreve dhe për pasojë krijimin e shkëlqimit, pikave të zeza dhe akneve. Kjo mund të ketë një rrjedhë të gjatë dhe të paparashikueshme. Në këtë rast është mirë që në rutinën tuaj të kujdesit të përditshëm të përdorni produkte të specializuara për lëkurën e yndyrshme me akne dhe të vizitoni një dermatolog për të rekomanduar trajtimin e duhur.

Çfarë e shkakton yndyrën e tepert në lëkurë
Shkaqet që çojnë në shfaqjen e yndyrës ndryshojnë dhe mund t’i përmbledhim në vijim:

Predispozicion gjenetik: shumë njerëz lindin me gjëndra dhjamore të zmadhuara që rezulton në rritjen e prodhimit të sebumit.
Stresi: në kohë stresi intensiv lëkura ka tendencë të shfaqë më shumë yndyrë për shkak të çrregullimeve hormonale që ndodhin në trup.
Çrregullime hormonale: Luhatjet hormonale çojnë në rritje të yndyrës.
Kozmetikë të papërshtatshme: përdorimi i produkteve që nuk janë të përshtatshme për lëkurën e yndyrshme mund të shkaktojë shpërthime të rënda të akneve.
Ndotja e ajrit / pluhuri: Studimet kanë treguar se njerëzit që ekspozohen më shpesh ndaj ndotjes së ajrit kanë më shumë gjasa të zhvillojnë yndyrë të rëndë dhe puçrra fytyre.
Cilido qoftë shkaku i lëkurës së yndyrshme, ka disa trajtime që, nëse përfshihen në rutinën tonë të përditshme, mund të përmirësojnë pamjen e saj.

6 hapa për një lëkurë të shëndetshme dhe me shkëlqim

Pastrimi

Pastrimi i lëkurës së yndyrshme

Pastrimi i fytyrës së yndyrshme eshte shume i rendesishem dhe kërkon kujdes të veçantë. Është shumë e rëndësishme të përdorni pastrues të përshtatshëm që respektojnë ekuilibrin e lëkurës duke hequr sebumin e tepërt por pa e dehidratuar atë.

Megjithatë, pastrimi i tepërt mund të ketë efektin e kundërt. Sa më shumë që përpiqemi të heqim vajin, aq më shumë lëkura përpiqet ta rivendosë atë, duke rezultuar në më shumë sebum. Frekuenca e pastrimit duhet të kufizohet në mëngjes dhe në mbrëmje, me përjashtim të periudhave të djersitjes së madhe, p.sh. pas stërvitjes ose gjatë muajve të verës. Rekomandohet përdorimi i ujit të vakët (në të ftohtë), pasi uji i nxehtë dehidraton lëkurën.

Ekzistojnë një sërë pastruesash për lëkurën e yndyrshme me tendencë ndaj akneve që rregullojnë prodhimin e sebumit, zvogëlojnë shkëlqimin dhe largojnë papastërtitë. Në Pink Lab do të gjeni një shumëllojshmëri të gjerë të xhelave pastrues dhe ujërave micelarë për trajtimin e lëkurës së yndyrshme dhe asaj me tendence aknetike.

Përdorimi i ujit micelarë, pas përdorimit të një xheli të butë pastrues, mundeson pastrimin e duhur të fytyrës, pasi largon çdo mbetje grimi dhe tonifikon lëkurën. Mund të përdoret gjithashtu gjatë periudhave të djersitjes intensive për të freskuar dhe pastruar lëkurën.

Eksfolimi

Eksfolimi i lëkurës është po aq i rëndësishëm për trajtimin e lëkurës së yndyrshme. Në këtë mënyrë pastrohen mirë poret dhe largohen qelizat e vdekura. Si në pastrim, ashtu edhe në eksfolim nuk keni nevojë për ekzagjerime. Mjaftojnë 1-2 herë në javë, në varësi të nevojave të lëkurës.

Është mirë të shmangni metodën eeksfolimit fizik, pasi mund të jetë mjaft irrituese për lëkurën dhe të ketë efekt të kundërt. Ekzistojnë maska ​​ideale për lëkurën e yndyrshme që rregullojne prodhimin e sebumit, pastrojnë thellësisht, parandalojnë krijimin e pikave te zeza, ndërsa qetësojnë lëkurën.

× Si mund tju ndihmojme?