Home /Dermokozmetikë/Fytyra/Hidratimi/Youth Lab – Hydro Cloud Serum
Ofertë!

Youth Lab – Hydro Cloud Serum

L3,440.00 L4,300.00

Serum intensiv që plotëson nivelet e hidratimit të lëkurës menjëherë dhe për një kohë të gjatë, “mbush” linjat dhe rrudhat dhe rikthen hidratimin për të gjitha llojet e lëkurës.

Në të njëjtën kohë, forcon lëkurën kundër irritimeve të jashtme, duke balancuar mikrobiomën.

Ka një aromë delikate, teksturë të lehtë dhe përthithet shpejt, pa lënë lëkurën të yndyrshme.

  • I testuar dermatologjikisht
  • Jo-komedogjenik
  • Pa parabene, pa gluten
  • Nuk është testuar tek kafshët
  • I përshtatshëm për veganët

Përbërësit aktivë

Kompleksi i 4 acideve hialuronik: 3 pesha të ndryshme molekulare dhe 1 tip bioaktiv. Duke kombinuar acide hialuronike të peshave të ndryshme molekulare  arrijmë hidratim të thellë në të gjitha nivelet e lëkurës, duke rezultuar në cilësinë më të mirë të shtresës korneum.

Përveç kësaj, tipi bioaktiv i acidit hialuronik ofron hidratim intensiv dhe afatgjatë, duke rezultuar në “mbushjen” e linjave dhe rrudhave të imta, neutralizimin e radikaleve të lira dhe mbrojtje ndaj rrezatimit UV dhe ndotësve atmosferikë.

Prebiotiku me një veprim të ngjashëm me vitaminën D:  aktivizon prodhimin e receptorit të vitaminës D, duke rritur kështu veprimin e tij, për lëkurë të hidratuar në mënyrë perfekte, me një barrierë të fortë epidermale.

Niacinamide: një formë e tretshme në ujë e vitaminës B3, me veti anti-inflamatore, anti-plakje dhe antioksiduese, “fshin” linjat e holla, ndriçon lëkurën, lehtëson enjtjet dhe skuqjet, duke e lënë fytyrën të butë dhe me shkëlqim.

Hidraton dhe forcon barrierën epidermale, duke parandaluar humbjen e hidratimit në lëkurë.

Përbërës aktiv nga Trëndafili i Jerikos (Anastatica hierochuntica): Falë vetive të tij kundër plakjes, rigjallëron qelizat, pasi stimulon dhe forcon aktivitetin e tyre të dobësuar metabolik. Njëkohësisht ofron hidratim të menjëhershëm, duke i rikthyer lëkurës elasticitetin dhe densitetin, duke e ruajtur mikrobiomën e saj.

Udhëzime mbi përdorimin

Aplikojeni çdo ditë, pas pastrimit, në fytyrë dhe qafë, duke shmangur zonën e syve.

    Përshtypje (0)

    Shqyrtime

    Ende pa shqyrtime.

    Bëhuni i pari që shqyrton “Youth Lab – Hydro Cloud Serum”

    Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *