Home /Dermokozmetikë/Trupi/Krem trupi/Kundal SHEA BUTTER & MACADAMIA PURE HAND CREAM 50ML – YLANG YLANG

Kundal SHEA BUTTER & MACADAMIA PURE HAND CREAM 50ML – YLANG YLANG

L1,090.00

Specialistët e brandit të njohur koreanojugor të kujdesit të lëkurës Kundal kanë krijuar një seri kremrash hidratues për lëkurën e duarve bazuar ne gjalpin Shea, Makadamia, Jojoba, Argan, vaj bajamesh të ëmbla dhe ekstrakte nga bimët e Aloe Verës, Arnica, Likuoricia, Algat jeshile të detit dhe caji jeshil.

Këta komponentë kontribuojnë në shëndetin e lëkurës së duarve dhe të thonjve.

Tekstura e lehtë dhe e pasur e këtij kremi aplikohet lehtësisht dhe përthithet shpejt, duke e ushqyer lëkurën me vitamina dhe minerale. Nuk mbetet në duar dhe nuk e lë lëkurën të yndyrshme. Ka aromë të mirë e të ëmbël frutash. Hidraton dhe zbut lëkurën për një kohë të gjatë.

Vajrat bimore në përbërje të kësaj formule ushqejnë intensivisht lëkurën, kanë efekt qetësues dhe ndihmojnë në shërimin e zonave te irrituara, duke I mbrojtur ato nga faktorët dëmtues ambiental. Përdorimi I rregullt I kremit I rikthen vitalitetin lëkurës së dëmtuar dhe të thatë, e zbut atë, zbardh shenjat e moshës dhe hiperpigmentimet, qetëson irritimet dhe inflamacionin. I jep në përgjithësi një pamje të freskët, elastike dhe të bukur lëkurës, duke e hidratuar atë në thellësi dhe duke e ushqyer e fshehur imperfeksionet.

  1. Ylang Ylang:

    Një aromë lulesh që njihet ndryshe me emrin “Lajmëtar I Dashurisë”. Me përzierjen e fragrancës së frutave me atë të trëndafilit dhe jasminës, kjo aromë romantike të bën të ndjesh se dashuria është afër.

    • Notat kryesore: Portokall, Mollë, Pjeshkë, Mjedër
    • Notat e mesme: Trëndafil, Jasmin, Violet, Orkide, Zambak, Lule Portokalli
    • Baza: Myshk, Dru Pishe, Dru Sandali, Vanilje
Kategori: , ,
Marka:
    Përshtypje (0)

    Shqyrtime

    Ende pa shqyrtime.

    Bëhuni i pari që shqyrton “Kundal SHEA BUTTER & MACADAMIA PURE HAND CREAM 50ML – YLANG YLANG”

    Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *