Froika – U-40 Urea Emulsion
L1,872 L2,340
Froika U-40 Urea Emulsion
Një emulsion keratolitik, zbutës i formuluar posaçërisht për lëkurën e thatë me hiperkeratozë dhe kallo. Rigjeneron dhe rikthen elasticitetin në lëkurën e thatë, me kallo ose tek thonjtë e dëmtuar. Produkti vepron si zëvendësues në rastet e defiçencës së uresë dhe siguron hidratim të provuar klinikisht. Ndihmon lëkurën të rivendosë barrierën e saj hidrolipidike dhe të ruajë ekuilibrin e saj të ujit, duke e lënë atë të lëmuar dhe të butë.
Kombinimi i tre përbërësve aktivë: ure, acid salicilik dhe acid laktik ofron një efekt të fortë keratolitik duke hequr qelizat e vdekura nga lëkura, të cilat shkaktojnë kruajtje dhe thatësi. I përshtatshëm për lëkurat e maturuara ose plotësues në rastet e trajtimit kundër psoriasis, ichthyosis, neurodermatitis ose dermatit atopik. Nuk përmban aroma apo ngjyrues.
Përbërësit aktivë
- Ure 40% Efekt hidratues, keratolitik, antipruritik
- Acidi salicilik 2% Keratorregullues, keratolitik, veprim antibakterial
- Acid laktik 2.5% Veprim hidratues, rigjenerues
Indikacionet
- Lëkura psoriatike, ichtioza
- Kushtet hiperkeratotike dhe eksfoliative
- Forcimi ose trashja e shtresës së lëkurës në shputa, pëllëmbë, bërryla, gjunjë
- Heqja e kallove te këmbët
- Distrofitë, çngjyrosjet e thonjve
- Thatësi intensive, skuqje, vrazhdësi, kruajrje
Udhëzime mbi përdorimin
- Fytyrë-trup: aplikoni emulsionin Froika U-40 në mënyrë topike në zonat problematike një ose dy herë në ditë në lëkurë të pastër dhe të thatë.
- Ne skalp: aplikojeni produktin me një masazh të lehtë në të gjithë skalpin. Lëreni të veprojë për një orë ose gjatë natës dhe më pas shpëlajeni me një shampo të butë. Mund të ketë një ndjesi të përkohshme ngjitëse. Mos e përdorni tek fëmijët nën tre vjeç.
Produkte të afërt
-
Ofertë!L2,960
L3,000 -
Ofertë!L3,680
L3,700 -
Ofertë!L3,580
L3,600 -
Ofertë!L1,638
L3,200
Shqyrtime
Ende pa shqyrtime.