Home /Dermokozmetikë/Fytyra/Froika – Ac Sal Peptide Cream
Ofertë!

Froika – Ac Sal Peptide Cream

L1,872.00 L2,340.00

Froika – Ac Sal Peptide Cream 

Krem peptid me acid salicilik i cili aktivizon mbrojtjen e dermës,i përshtatshëm për lëkurë të yndyrshme dhe akneike të prirur ndaj njollave. Hidraton lëkurën dhe lë një ndjesi mat, jo të yndyrshme. Përthithet shpejt duke dhënë një ndjesi të këndshme lehtësimi dhe freskie. Vepron kundër papërsosmërive estetike duke lënë një lëkurë të lëmuar, me shkëlqim mat, me ngjyrë uniforme dhe pa yndyrë, apo skuqje.

Largon njollat ​​akneike të lëkurës, poret e zmadhuara  me shkëlqimin e dukshëm, inflamacionet,  skuqjet dhe çngjyrosjet në lëkurë. Shmang thatësinë, intolerancën dhe acarimet e trajtimeve farmaceutike kundër  akneve.

Udhëzime mbi përdorimin

Aplikojeni kremin dy herë në ditë pas pastrimit të lëkurës me AC Sal-Wash ose AC Losion F.

Aplikojeni kremin në mënyrë të barabartë në të gjithë fytyrën, duke insistuar më shumë në çdo zonë problematike të saj, duke shmangur zonën rreth syve dhe gojës. Është i përshtatshëm për t’u përdorur edhe me trajtime të tjera kundër akneve pasi rrit përfitimet në lëkurë, vepron kundër thatësisë që mund të shkaktohet prej tyre dhe rrit tolerancën e lëkurës.

    Përshtypje (0)

    Shqyrtime

    Ende pa shqyrtime.

    Bëhuni i pari që shqyrton “Froika – Ac Sal Peptide Cream”

    Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *