Home /Dermokozmetikë/Trupi/Kujdesi ndaj diellit/Apivita – Bee Sun Safe Dry Touch Invisible Face Fluid (SPF 50)

Apivita – Bee Sun Safe Dry Touch Invisible Face Fluid (SPF 50)

L3,100.00

Ky fluid kundër diellit përthithet shpejt për të ofruar mbrojtje të lartë duke e lënë lëkurën të freskët dhe të hidratuar. Shumë rezistent ndaj ujit.
Ofron mbrojtje me spektër të gjerë ndaj rrezeve UVA, UVB, IR, dhe dritës blu ,me një kombinim të filtrave të qëndrueshëm ndaj diellit. Parandalon plakjen e parakohshme falë ekstraktit të propolisit të patentuar dhe ofron hidratim të menjëhershëm afatgjatë me algat detare, aloe vera dhe acidin hialuronik.
Kremrat mbrojtës ndaj diellit BEE SUN SAFE respektojnë lëkurën dhe ekosistemin detar. Ato përmbajnë formula të pastra që përfshijnë përbërës të bio-degradueshëm dhe nuk përfshijnë filtra dielli që janë të dëmshëm për koralet. Ne përdorim paketim të përgjegjshëm,me materiale të riciklueshme.
Testuar dermatologjikisht
Jo komedogjenik
I përshtatshem për lëkura te ndjeshme
Përbërësit aktivë :
Algat detare
Ekstrakti i propolisit i patentuar
Aloe
Kopër deti
Akilea
Vitamina E
Panthenol
Bisabolol
Acidi Hialuronik
Udhëzime mbi përdorimin
Para ekspozimit në diell aplikoni sasi të mjaftueshme (rreth gjysmë luge çaji). Ulja e kësaj sasie do të ulë ndjeshëm nivelin e mbrojtjes. Aplikojeni përsëri shpesh, veçanërisht pas djersitjes, notit ose fshirjes me peshqir. Mos qëndroni shumë gjatë në diell.

SKU: 5201279088484 Kategori: , ,
Marka:
Masa:
Tipi i lëkurës:
    Përshtypje (0)

    Shqyrtime

    Ende pa shqyrtime.

    Bëhuni i pari që shqyrton “Apivita – Bee Sun Safe Dry Touch Invisible Face Fluid (SPF 50)”

    Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *