Home /Dermokozmetikë/Fytyra/Pastrimi i fytyrës/A-Derma – Biology Cleansing Foam
Ofertë!

A-Derma – Biology Cleansing Foam

L1,680.00 L2,100.00

A-Derma Biology Cleansing Foam

Një shkumë që pastron, heq make up-in dhe eliminon 90% të grimcave të ndotjes dhe hidraton lëkurën sensitive.

I përbërë nga ekstrakti organik i tërshërës Rhealba® (Sap), i njohur për vetitë e tij kundër ndotjes, pastron dhe eliminon grimcat dhe papastërtitë e ndotjes, heq butësisht make up-in pa e tharë lëkurën dhe e hidraton atë.

Tekstura e tij komode, si një shkumë kremoze e bën të këndshëm përdorimin e përditshëm.

Nuk shkakton pickim tek sytë dhe respekton lëkurën e brishtë.

  • Shishe e përbërë nga material 100% i ricikluar.
  • Nuk ka përbërës me origjinë shtazore.
  • Pa aromë, pa sapun dhe pa vajra esencialë.
  • Jo komedogjen.
  • Formuluar për të minimizuar rrezikun e reaksioneve alergjike.
  • Formulë kundër ndotjes e testuar nën kontroll dermatologjik dhe oftalmologjik në lëkurën alergjike.
  • 99% e përbërësve janë me origjinë natyrale.

Udhëzime mbi përdorimin

Në mëngjes dhe/ose në mbrëmje, aplikojeni në fytyrën e lagur me lëvizje të lehta masazhi duke përdorur majat e gishtave dhe shpëlajeni.

    Përshtypje (0)

    Shqyrtime

    Ende pa shqyrtime.

    Bëhuni i pari që shqyrton “A-Derma – Biology Cleansing Foam”

    Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *