Home /Dermokozmetikë/Make up/Mascara/RVB Lab – More & More Eyes Kit
Ofertë!

RVB Lab – More & More Eyes Kit

L2,960.00 L3,700.00

Përshkrimi i Produktit

RVB Lab More & More Eyes Kit

RVB LAB More & More Eyes Kit prezanton setin e duhur të syve për një pamje festive.
Seti përmban:

  • RvB Lab More & More Mascara
  • RvB Lab Eye Pencil Water Resistant + Dhuratë çantën Candy Gloss

RvB Lab More & More Mascara 

More & More Mascara ka një teksturë kremoze me një efekt të jashtëzakonshëm ultra-volumizues. Një formulë e pasur me një përzierje përbërësish aktivë dhe zbutës për qerpikët e kthyer dhe të lyer intensivisht.
Përbërësi aktiv D-Panthenol është ushqyes nga familja e vitaminave B. Përmirëson rezistencën e qerpikëve duke parandaluar dëmtimet. Ofron hidratim afatgjatë, duke i bërë qerpikët të duken më të shndritshëm. Vaji i arganit dhe i recinit kanë veti ushqyese, shëruese, rigjeneruese dhe ristrukturuese.

Furça speciale ka një formë spirale asimetrike. E bërë nga “fibra lulesh”, në sinergji me teksturën e veçantë favorizon një vendosje të bollshme të produktit në qerpikë, për një rezultat të volumit ekstrem që në aplikimin e parë.

Udhëzime mbi përdorimin

Aplikojeni Mascara-n More & More nga rrënjët deri te majat e qerpikëve dhe më pas riaplikojeni sërish lehtë. Krihni qerpikët nga brenda, jashtë dhe me drejtimin lart.

RvB Lab  Eye Pencil Water Resistant

Laps inovativ për sytë, profesional, komod dhe i lehtë për t’u përdorur. Tekstura është kremoze dhe e lehtë për t’u aplikuar, për një rezultat të menjëhershëm. Me qëndrueshmëri të gjatë, nuk përhapet, nuk krijon njolla dhe është rezistent ndaj ujit.

Thekson pamjen me një përkëdhelje të lehtë dhe një prekje të sofistikuar mat. Ngjyrë intensive dhe e njëtrajtshme e papërshkueshme nga uji.

Udhëzime mbi përdorimin

I përshtatshëm për të vizatuar lehtësisht vijën në qepallën e sipërme të syrit dhe në skajin e poshtëm nëse dëshironi të keni një rezultat më intensiv.

Mos e aplikoni brenda syrit. Rezistent ndaj ujit.

    Përshtypje (0)

    Shqyrtime

    Ende pa shqyrtime.

    Bëhuni i pari që shqyrton “RVB Lab – More & More Eyes Kit”

    Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *