A-Derma – Biology A
L2,160 L2,700
A-Derma Biology AR
Një përkujdesje dermatologjike unike dhe inovative e fytyrës, e zhvilluar për të hidratuar, ribalancuar dhe qetësuar lëkurën e prirur ndaj rosaceas.
Formula me tolerancë optimale kombinon ekstraktin e mandarinës që qetëson, zbut dhe kufizon rishfaqjen e skuqjes, me përbërësin kryesor aktiv lëngun organik të tërshërës Rhealba®, me veti ribalancuese dhe hidratuese, dhe ekstraktin Florin d’Or të njohur për vetitë kundër ndotjes.
Zvogëlon dhe kufizon rishfaqjen e skuqjes, qetëson menjëherë dhe në mënyrë të qëndrueshme ndjenjat e parehatisë duke siguruar hidratim 24-orësh dhe mbrojtje kundër ndotjes.
Mund të përdoret vetëm ose i përzier me kremra hidratues dermatologjikë për një trajtim të personalizuar.
- Pa përbërës me origjinë shtazore.
- Pa parfum, pa vajra esencial
- Jo komedogjen
- Formuluar për të minimizuar rrezikun e reaksioneve alergjike
- Formulë kundër ndotjes e testuar nën kontroll dermatologjik dhe oftalmologjik në lëkurë alergjike, në kombinim me trajtime medikamentoze dhe lazer post-vaskular.
- 99% e përbërësve janë me origjinë natyrale.
Udhëzime mbi përdorimin
Aplikojeni në mëngjes dhe/ose në mbrëmje në lëkurë, fytyrë dhe qafë.
Shqyrtime
Ende pa shqyrtime.