Home /Dermokozmetikë/Fytyra/poret dhe yndyra/Nacific- Fresh Herb origin serum 20 ml
Ofertë!

Nacific- Fresh Herb origin serum 20 ml

L1,440.00 L1,600.00

Nacific Fresh Herb origin serum
Perberesit me baze bimore, duke perfshirë një përbërës antioksidant patentë të quajtur Sepicalm (një përzierje e ekstraktit të zambakut të ujit dhe aminoacideve) dhe nje kompleks poresh të gjethes së limonit, lëvore limoni dhe gjethes së mentes, punojnë së bashku për të larguar shenjat e plakjes dhe për të ngushtuar poret e zgjeruara. Uji i gjethes së aloe veres sherben si hidratues dhe anti-inflamator, ndersa vajrat jo-komedonegjene japin nje shkelqim fytyres. E krijuar me një formulë bi-faze esencë-vaj, që do të thotë se përbërësit e vajit dhe ujit të produktit ndahen nga njëri-tjetri në shishe. Të dy shtresat tunden për t’u bashkuar përpara përdorimit.
Serumi krijon një ndjesi shpimi gjilpërash kur aplikohet në lëkurën e dëmtuar dhe të oksiduar – sa më i madh dëmtimi, aq më shumë ndjesi shpimi gjilpërash, por ndjesia zvogëlohet ndërsa lëkura juaj shërohet me kalimin e kohës.
Vegan dhe NUK permban perberes irritues, sic jane parabene, sulfate, alkool, vaj mineral, vajra esenciale, silikone dhe aroma artificiale.
Rekomandohet për :
1. Pore të zmadhuara e të zgjeruara
2. Ata që vuajnë nga rrudhat e holla
3. Shqetësime të shumta të lëkurës
4. Ata të cilëve lëkura u thahet shpejt
5. Lëkurë të dehidratuar e të ashpër

Perdorimi:
Tundeni para perdorimit. Aplikojeni me pikatore Çdo mëngjes dhe mbrëmje, pas pastrimit
dhe perhapni mire ne lekure per te siguruar perthithjen e plote.

    Përshtypje (0)

    Shqyrtime

    Ende pa shqyrtime.

    Bëhuni i pari që shqyrton “Nacific- Fresh Herb origin serum 20 ml”

    Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *