Skincode – 24h vitalizing lift serum-in-oil
L5,380.00 L5,980.00
Një “beauty booster” për lëkurë me pamje më rrezatuese & të ngritur
Vaj për fytyrën me veprim të shumëfishtë që kombinon përfitimet e një serumi lifting me komfortin e vajrave thellësisht ushqyes, të pasura me acide yndyrore Omega-3 dhe Omega-6 që e bejnë lëkurën të shëndetshme, të butë dhe të mëndafshtë.
Vaji i çmuar nga Jojoba dhe Susami kombinohen me një Kompleks forcues nga Piperi Sichuan për të hidratuar dhe rigjeneruar lëkurën përgjatë 24 orëve. Lëkura duket më e tërhequr dhe shenjat e para të rrudhave dhe vijave zbehen. Një formulë e butë, e lehtë që përthithet menjëherë dhe jep ndjesinë e qetësisë, komfortit, butësisë dhe pamje rrezatuese.
- Jep efekt lifting të menjëhershëm
- Ruan hidratimin duke mos lejuar humbjen e ujit
- Forcon barrierën e lëkurës për ta mbrojtur ndaj stresit të jashtëm dhe zvogëlon mundësinë e irritimit dhe inflamacionet
- Ndihmon të reduktojë ndjeshmërinë e lëkurës dhe të reduktojë irritimet
- Përthithet shpejt nga epiderma pa lënë ndjesi ngjitjeje.
Për të gjitha tipet e lëkurave, në veçanti për lëkurë normale, të thatë dhe shumë të thatë.
Pa ngjyrues, parfum, konservantë, paraben ose derivate shtazore. E testuar dermatologjikisht.
Udhëzime mbi përdorimin
Pas pastrimit, apliko dy deri në tre pika në pëllëmbë të duarve. Butësisht preso mbi lëkurë dhe masazho. Mund të përdoret në mëngjes dhe në darkë ose kurdoherë që lëkura ka nevojë për më shumë rrezatim dhe kujdes. Shmang kontaktin me sytë. Për rezultate të dukshme dhe lifting të mëtejshëm, ndiqni hapat e Masazhit Face Lift të Skincode.
Masazhi Face Lifting I Skincode
Hapi 1: Hidh tre pika në pëllëmbë të dorës. Butësisht preso dhe masazho mbi lëkurë me presion të lehtë dhe veprime rrethore.
Hapi 2: Vendos gishtat në mjekër – pranë njëra tjetrës me drejtim për sipër. Butësisht rrëshkit përgjatë vijës së nofullës, me veprime rrethore drejt veshëve me presion të mesëm. Përsërit 6 herë.
Hapi 3: Masazho serumin-në-vaj mbi lëkurë duke përdorur pjesën e sheshtë të majave të gishtave, duke filluar nga mesi i buzës së sipërme drejt veshëve; pranë vrimave të hundës drejtë veshëve; anës hundës, sipër mollëzave dhe drejt veshëve. Përdor veprime rrëshqitëse. Përsërit 6 hërë.
Hapi 4: Për të reduktuar pamjen e vijave dhe rrudhave përgjatë ballit, vendos majat e gishtave mbi lëkurë, midis vetullave dhe drejt flokëve. Masazho me veprime të vogla rrethore përgjatë ballit dhe drejt tëmthit. Përsërit 6 herë.
Hapi 5: Për të mbajtur vijën e nofullës të tonifikuar, përkul gishtin drejtues dhe të mesit. Vendosi poshtë mjekrës pranë vijës së nofullës. Rëshkit butësisht poshtë vijës së nofullës e drejtë veshëve.
Hapi 6: Butësisht masazho poshtë mbi qafën dhe drejtë klavikulës. Më pas me pëllëmbë kalo përgjatë dekoltesë deri sa vaji të përthithet plotësisht.
Produkte të afërt
-
Ofertë!L1,920.00
L2,400.00 -
Ofertë!L2,400.00
L3,000.00
Recommended products
-
Ofertë!L3,040.00
L3,800.00 -
Ofertë!L3,200.00
L4,000.00 -
Ofertë!L3,200.00
L4,000.00 -
Ofertë!L4,080.00
L5,100.00 -
Ofertë!L6,240.00
L7,800.00 -
Ofertë!L4,960.00
L6,200.00 -
Ofertë!L4,800.00
L6,000.00
Shqyrtime
Ende pa shqyrtime.