Home /Dermokozmetikë/Fytyra/Hidratimi/Skincode – Essentials 24h Comfort Body Lotion

Skincode – Essentials 24h Comfort Body Lotion

L2,980.00

Një locion trupi ultra-hidratues dhe ushqyes për qetësuar të gjitha lëkurat, madje edhe ato më të ndjeshmet. Ka një teksturë të lehtë e cila përthithet menjëherë në lëkurë, përmban Pentavitin një kompleks unik hidratues, vaj qetësues Kukui dhe CM-Glucan i cili e lë lëkurën të butë dhe të lëmuar. 24h Comfort Body Lotion është pjesë e koleksionit 24h Essentials të Skincode. Koleksioni perfshin një gamë të gjërë produktesh të kujdesit të përditshem të lëkurës për të gjitha llojet e lëkurës, duke përfshirë edhe lëkurën e djeshme që ka nevojë për kujdes intensiv. Të gjitha produktet janë të formuluara me përbërës aktivë të përzgjedhur posaçërisht me performancë të lartë për të ndihmuar në rivendosjen e shëndetit dhe ekuilibrit të lëkurës.

Përbërësit kryesorë:

  • CM-Glucan rrit rezistencën e lëkurës ndaj stresit oksidativ të shkaktuar nga rrezet UVA, si dhe rreziqet e tjera mjedisore. Ai rrit ripërtëritjen e qelizave dhe përshpejton rikuperimin e lëkurës, duke rivendosur barrierën e hidratimit të lëkurës. Njihet gjithashtu si molekula e riparimit dhe mbrojtjes. Ka aftësinë për të stimuluar mekanizmin mbrojtës të lëkurës, për të përshpejtuar rigjenerimin e lëkurës dhe për të reduktuar thellësinë e rrudhave.
  • Pentavitin (Kompleksi i Hidratimit) është një përbërës natyral për kujdesin e lëkurës që ushqen dhe hidraton lëkurën.
  • Vaji Kukui është i pasur me acide yndyrore të shëndetshme si Acidi Linoleik dhe Omega-3, të cilat mund të zvogëlojnë inflamacionin, hidratojnë dhe qetësojnë lëkurën. Vaji absorbohet lehtësisht në lëkurë.

Vecorite e produktit

  • I testuar dermatologjikisht
  • 100% vegan dhe pa përbërës me origjinë shtazore
  • Pa: parabene, aromatizues, konservues dhe ngjyrues
  • Prodhuar në Zvicër

Udhëzime mbi përdorimin

Aplikojeni në trup pas larjes ose aq shpesh sa ka nevojë lëkura juaj.

    Përshtypje (0)

    Shqyrtime

    Ende pa shqyrtime.

    Bëhuni i pari që shqyrton “Skincode – Essentials 24h Comfort Body Lotion”

    Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *