fbpx
Transport FALAS në gjithë Shqipërinë me vlerën mbi 3000 lekë.
farmaci online Pink Lab

Politikat e privatësisë

PinkLab ruan dhe përpunon të dhënat personale të klientëve sipas Ligjit 9887, datë 10.03.2008 “Për mbrojtjen e të dhënave personale”.

Qëllimi kryesor i përpunimit të të dhënave personale është sigurimi i dorëzimit të rregullt të porosive të kryera, nëpërmjet faqes www.PinkLab.al, përmirësimi i cilësisë së shërbimit, komunikimi i informacioneve në lidhje me porositë e kryera dhe që mund t’i interesojnë klientit.

Klienti ka tё drejtё të refuzojë nё çdo kohё komunikimin e ofertave promocionale nga ana e PinkLab.

Të dhënat personale ruhen nga PinkLab, për përdorimin e shërbimit dhe mund t’i komunikohen partnerëve tregtare, vetëm me miratimin paraprak të klientit.

Tё dhënat personale mbrohen nёpёrmjet fjalёkalimit qё klienti përdor pёr kryerjen e blerjeve nё rrugё elektronike. Klienti merr përsipër që fjalёkalimin ta mbajë gjithmonё konfidencial. Nëse klienti mendon ose dyshon se llogaria e tij ёshtё nё rrezik duhet tё njoftojë menjёherё PinkLab.

Klienti ka të drejtën e aksesit, korrigjimit, fshirjes së të dhënave të tij personale ose kundërshtimit të përpunimit të tyre. Klienti mund të ushtrojë këto të drejta në çdo kohë duke iu drejtuar PinkLab.

× Si mund tju ndihmojme?