fbpx
Transport FALAS në gjithë Shqipërinë me vlerën mbi 3000 lekë.
farmaci online Pink Lab

Kushtet e blerjes

Ky dokument përfaqëson një marrëveshje të lidhur mes Pink LAB, me adresë Rr. “Bardhyl”, Pallati nr4 Tiranë dhe Klientit, që përfaqëson çdo subjekt që bën blerje në rrugë elektronike, në faqen http://www.PinkLab.al.

Kjo marrëveshje përcakton Termat dhe Kushtet e blerjes, (më poshtë të quajtur Termat dhe Kushtet), që shpjegojnë të drejtat dhe detyrimet e përdoruesve të kësaj faqeje (më poshtë të quajtur Ju, Klienti, Blerësi) dhe Pink Lab( Shitësi).

Pink Lab ka të drejtë të ndryshojë dhe përditësojë në çdo kohë Termat dhe Kushtet. Në çdo rast, ndryshimet do të publikohen në këtë faqe interneti dhe do të hyjnë në fuqi në momentin e publikimit. Në asnjë rast ato nuk do të kenë fuqi prapavepruese.

Duke kryer një porosi në rrugë elektronike, nëpërmjet faqes së internetit www.pinklab.al, ju pranoni dhe bini dakort me të gjithë Termat dhe Kushtet. Është përgjegjësia juaj të lexoni dhe kuptoni Termat dhe Kushtet përpara kryerjes së çdo blerjeje. Nëse nuk jeni dakort me Termat dhe Kushtet, ju nuk duhet të përdorni shërbimet e kësaj faqeje.

Pink Lab ka të drejtën të anullojë një porosi dhe të ndalojë aksesin në faqe, të një ose më shumë subjekteve, për shkak të mosrespektimit të Termave dhe Kushteve, apo për çfarëdo arsye tjetër.

Proçedura e blerjes

Për të kryer blerje në rrugë elektronike, Klienti duhet të jetë mbi moshën 18 vjeç, me zotësi të plotë juridike për të vepruar.

Produktet

Klienti mund të njihet me produktet në faqen e internetit www.pinklab.al dhe të informohet me karakteristikat kryesore të tyre. Për çdo produkt do të jepen të dhëna në lidhje me cilësitë e produktit, përdorimin, çmimin etj.

Pinklab nuk mund të garantojë që të gjitha të dhënat të jenë të përditësuara e pa gabime.

Fotot e publikuara me qëllim ilustrimin e produkteve, mund të mos shfaqin gjithmonë karakteristikat reale të produktit si: ngjyra, forma, përmasat, të cilat mund të mos përputhen me të dhënat e publikuara në tekstin e produktit përkatës. PinkLab nuk mban përgjegjësi në rast të ndonjë gabimi apo mospërputhje në ilustrimin e produktit.

Në rast se Blerësi vëren se karakteristikat e produktit të dorëzuar nuk përputhen me ato të publikuara në www.pinklab.al, ai ka të drejtë të njoftojë pinklab dhe të kthejë produktin.

Pinklab  nuk mund të garantojë disponueshmërinë e çdo produkti të publikuar. Disponueshmëria i korrespondon gjëndjes në magazinë, të ditës së mëparshme të punës. Në rast mungese të produktit të porositur,PinkLab merr përsipër të njoftojë klientit sa më shpejt me çdo mënyrë komunikimi të vënë në dispozicion prej tij.

Pink LAB mund të vendosë në çdo kohë të pezullojë, ndryshojë apo përfundojë publikimin dhe shitjen e produkteve në rrugë elektronike, për shkak të mirëmbajtjes, përditësimit të faqes apo për çfarëdo arsye tjetër.

Pink Lab rezervon të drejtën e pronësisë mbi produktet e dorëzuara deri në kryerjen e pagesës së plotë të çmimit nga Klienti (transferim i fondeve në llogarinë bankare të PinkLab).

Çmimi i produkteve

Çdo produkt shoqërohet me çmimin e shitjes, i cili është çmimi me TVSH i produktit. Ky çmim nuk përfshin koston e transportit.PinkLab ka të drejtë të ndryshojë çmimet në çdo kohë.
Në rast gabimi në shkrim në lidhje me çmimin e një apo disa produkteve,Pink LAB do t’ia njoftojë gabimin Klientit. Klienti është i lirë të zgjedhë, të përfundojë blerjen ose ta anullojë atë.

Kosto e transportit

Kostot e transportit të produkteve përcaktohen në varësi të vlerës totale të porosisë dhe të vendodhjes së Klientit. Këto kosto janë të publikuara në faqen e internetit www.pinklab.al.

Klienti njihet me vlerën e dërgimit të produkteve gjatë kryerjes së porosisë në faqen e internetit të PinkLab.
Klienti pranon se është plotësisht i informuar në lidhje me pagesën e kostos së transportit, vlerë e cila i shtohet çmimit të produkteve të porositura.

Kryerja e porosisë

Klienti zgjedh produktin ose produktet nëpërmjet proçedurës së përshkruar në faqen e internetit dhe shikon porosinë paraprake, që përmban të dhënat për produktet, sasinë, çmimin e tyre, çmimin e transportit dhe vlerën totale për pagesë.

Klienti konfirmon blerjen dhe është i detyruar të vendosë të dhëna të vërteta dhe të sakta, të nevojshme për përfundimin e blerjes dhe dorëzimin e produkteve.

Pas konfirmimit të blerjes Klienti njoftohet me email,  i cili konfirmon blerjen në rrugë elektronike dhe përmban informacionin mbi produktin, sasinë, çmimin dhe numrin e porosisë.
Porosia e Klientit do të konsiderohet e pranuar vetëm pas konfirmimit të saj nga Pink LAB.

Pink Lab ka të drejtë të refuzojë dhe mos ekzekutojë porosinë e Klientit në çdo kohë dhe për çfarëdo arsye. Në çdo rast Pink Lab njofton Klientin, me një nga mënyrat e vëna në dispozicion prej tij.

Pink Lab nuk mban përgjegjësi për mosfunksionimin e faqes së internetit, vonesa apo moslejim i kryerjes së porosive në rrugë elektronike, për shkak të ngjarjeve përtej kontrollit të arsyeshëm të Pink Lab.

Krijimi i një llogarie

PinkLab i jep mundësi çdo përdoruesi të faqes, të krijojë një llogari në faqen e internetit http://www.pinklab.al dhe të regjistrohet me të dhëna të sakta, në lidhje me identitetin dhe mënyrën e pagesës (të dhëna mbi karta debiti/krediti). Me krijimin e një llogarie klienti vendos emrin e përdoruesit dhe fjalëkalimin (password), të nevojshëm për të pasur akses në llogari. Është përgjegjësi e plotë e klientit të mbajë sekret dhe të mos zbulojë te persona të tretë fjalëkalimin (password).

Pink Lab nuk mban asnjë përgjegjësi nëse në llogarinë e Klientit, me emrin e përdoruesit dhe fjalëkalimin e tij kryhen porosi dhe blerje nga përsona të tjerë.

Pagesa

Pas përfundimit të porosisë, Klienti merr përsipër të paguajë vlerën e produkteve të zgjedhura prej tij dhe koston e transportit. Klienti zgjedh një nga mënyrat e pagesës, të vëna në dispozicion nga PinkLab: pagesë në dorëzim, pagesë më kartë debiti / krediti ose pagesë me transfertë bankare.

Nëse Pink LAB nuk mund të plotësojë porosinë ose një pjesë të saj, Klienti informohet paraprakisht për produktet që mungojnë dhe zgjedh të vazhdojë me blerjen (në këtë rast i zbritet vlera e produkteve që mungojnë dhe kosto përkatëse e transportit), ose të anullojë porosinë.

Informacionet e regjistruara nga sistemi i PinkLab shërbejnë si provë të komunikimeve, porosive dhe pagesave të kryera ndërmjet Pink Lab dhe Klientit.

Verifikimi i të dhënave të Klientit dhe dhënia prej tij e numrit të kartës bankare përbëjnë nënshkrim dhe pranim të shprehur të të gjitha transaksioneve të kryera në faqen e internetit www.PinkLab.al.

Gjatë kryerjes së pagesës, Klienti lidhet automatikisht me serverin e pagesave, pjesë e sistemit të kontrollit të qendrës së përpunimit të të dhënave të bankës.

Të dhënat bankare të Klientit janë të mbrojtura nëpërmjet enkriptimit. Ato nuk kalojnë nëpërmjet sistemeve elektronike të PinkLab dhe nuk ruhen në sistemet elektronike të PinkLab.

PinkLab nuk mban asnjë përgjegjësi nëse karta bankare, me të cilën kryhet një pagesë në faqen e internetit www.PinkLab.al është një kartë e vjedhur apo e deklaruar e humbur, nëse banka përkatëse autorizon pagesën.

Dorëzimi i produkteve

Dorëzimi i produkteve do të kryhet sipas afateve të publikuara në këtë faqe interneti, brenda 2 ditëve nga dita pasardhëse e konfirmimit të porosisë nga PinkLab, për porositë në territorin e Shqipërisë dhe brenda 7 ditëve për porositë me destinacion Kosovën. Në çdo rast, ky afat jepet vetëm për referencë dhe në varësi të disponueshmërisë së produkteve në magazinë.

Klienti do të kontakohet nga transportuesi me telefon brenda afatit të mësipërm, për të caktuar një orar për dorëzimin e produkteve të porositura.

Dorëzimi është i mundur vetëm në Shqipëri dhe Kosovë.

Në rast se parashikohet shtyrja e afatit të dorëzimit,PinkLab informon Klientin sa më shpejt. Klienti ka të drejtë të zgjedhë nëse do të mbajë porosinë apo do ta anullojë atë tërësisht apo pjesërisht.
PinkLab nuk është përgjegjëse për pasojat e ngjarjeve që janë përtej kontrollit të saj të arsyeshëm, të tilla si ngjarje të forcës madhore ose që varen nga transportuesi, të cilat do të vononin ose ndalonin dorëzimin e produkteve të porositura.
Vonesat në dorëzimin e produkteve ose mospërmbushja e porosisë nuk mund të kenë si pasojë dëmshpërblimin e Klientit apo të furnitorëve të tij.

Klienti merr përsipër të marrë në dorëzim produktet në emër të tij apo të personit në emër të të cilit është kryer porosia, në adresën e caktuar prej tij gjatë kryerjes së porosisë.

Në rast dëmtimi të paketimit apo ambalazhit gjatë transportit, Klienti merr përsipër të refuzojë marrjen në dorëzim të produkteve të dëmtuara, duke përcaktuar arsyen e refuzimit në aktin e marrjes në dorëzim.
Me nënshkrimin e aktit të marrjes në dorëzim pa asnjë vërejtje, dhe me pranimin e produkteve, Klienti pranon se produktet i janë dorëzuar në gjendje të mirë.

Në rast të vërejtjeve në lidhje me dorëzimin e produkteve të dëmtuara ose jo në përputhje me cilësinë ose sasinë e porositur, Klienti merr përsipër të njoftojë PinkLab.

PinkLab do të ridërgojë porosinë e saktë brenda 5 (pesë) ditëve nga marrja e njoftimit të mësipërm.
Në rast se produkti që ju keni porositur nuk është më i disponueshëm, Pink Lab do ju rimbursojë vlerën e blerjes brenda 14 (katërmbëdhjetë) ditëve.
Në rast se transportuesi nuk arrin të dorëzojë produktet për faj të Klientit, si për shembull mosrespektim i orarit të caktuar për dorëzimin e produkteve, moskomunikimi i kushteve të veçanta të aksesit, Klienti humbet të drejtën e rimbursimit të kostove të dërgimit. Kostot e kthimit të produktit do të zbriten gjithashtu nga rimbursimi i çmimit të produktit.

Anullimi i porosisë

Klienti ka të drejtë të anullojë porosinë e tij, në rast mospërmbushje nga PinkLab të afatit të dorëzimit të parashikuar në këtë dokument, duke njoftuar PinkLab.

Kërkesa për anulim do të merret parasysh vetëm nëse dorëzimi i produkteve të porositura nuk ka ndodhur ndërmjet datës së dërgimit dhe marrjes së kërkesës.
Në rastet e mësipërme të anulimit, Klienti do të rimbursohet për pagesën e kryer brenda një afati prej 14 (katërmbëdhjetë) ditë nga marrja e kërkesës nga PinkLab.

Kthimi i produkteve

Klienti ka të drejtë të kthejë produktin, pa dhënë arsye, brenda nje afati prej 14 ditësh kalendarike nga data e dorëzimit të produkteve të porositura, sipas Nenit 37 te Ligjit 9902, datë 17.04.2008 “Për Mbrojtjen e Konsumatorëve”.
Produkti duhet të kthehet në adresën e përcaktuar nga PinkLab në fillim të këtij dokumenti. Produkti i kthyer duhet të jetë me paketimin dhe ambalazhimin e tij origjinal, i padëmtuar, i papërdorur dhe tё shoqërohet me të gjithë aksesorët, dokumentat që vërtetojnë blerjen në rrugë elektronike.
Produktet e kthyera të mangëta, të dëmtuara, të përdorura ose të ndotura nuk do të pranohen nga PinkLab.
Klientit do t’i rimbursohet çmimi i produktit. Shpenzimet për kthimin e produktit janë në ngarkim të Klientit.

Mbrojtja e të dhënave personale

PinkLab ruan dhe përpunon të dhënat personale të klientëve sipas Ligjit 9887, datë 10.03.2008 “Për mbrojtjen e të dhënave personale”.

Qëllimi kryesor i përpunimit të të dhënave personale është sigurimi i dorëzimit të rregullt të porosive të kryera, nëpërmjet faqes www.PinkLab.al, përmirësimi i cilësisë së shërbimit, komunikimi i informacioneve në lidhje me porositë e kryera dhe që mund t’i interesojnë klientit.

Klienti ka tё drejtё të refuzojë nё çdo kohё komunikimin e ofertave promocionale nga ana e PinkLab.

Të dhënat personale ruhen nga PinkLab dhe mund t’i komunikohen partnerëve tregtare, vetëm me miratimin paraprak të klientit.

Tё dhënat personale mbrohen nёpёrmjet fjalёkalimit qё klienti përdor, pёr kryerjen e blerjeve nё rrugё elektronike. Klienti merr përsipër që fjalёkalimin ta mbajë gjithmonё konfidencial. Nëse klienti mendon ose dyshon se llogaria e tij ёshtё nё rrezik duhet tё njoftojë menjёherё PinkLab.

Klienti ka të drejtën e aksesit, korrigjimit, fshirjes së të dhënave të tij personale ose kundërshtimit të përpunimit të tyre. Klienti mund të ushtrojë këto të drejta në çdo kohë duke iu drejtuar PinkLab.

× Si mund tju ndihmojme?